Karta e pagesës Visa

Karta e pagesës Visa është një mënyrë e përshtatshme dhe e besueshme për të patur gjithmonë para në dorë.

Ju mund të porosisni një kartë, të zgjidhni ngjyrën e saj dhe të menaxhoni llogaritë tuaja në aplikacionin Paysera Super App. Nëse e përdorni kartën tuaj gjatë blerjeve online, aplikacioni mund t’ju ndihmojë gjithashtu të siguroni të dhënat e kartës duke kërkuar konfirmimin e porosisë.

Karta Visa mund të shtohet gjithashtu në Apple Pay ose Google Pay.

#
#

Kartë pagese Visa plot ngjyra për shpenzimet e përditshme

Zgjidhni mes një dizajni blu të errët dhe rozë, ose tregoni mbështetjen tuaj për Ukrainën me kartën edicion të kufizuar në ngjyrë të verdhë dhe blu. Gjeni kartën tuaj në portofol për pak çaste!
Hyni në llogarinë tuaj Paysera dhe kontrolloni cilat dizajne kartash janë të disponueshme.

Pagesa të shpejta dhe moderne

#

Porositja e kartës

Të gjithë klientët e Paysera që kanë përfunduar procesin e identifikimit, kanë mbushur moshën 16 vjeç dhe janë rezidentë të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) mund të porosisin një kartë Visa. Një person mund të porosisë deri në 10 karta shtesë. Ju mund të porosisni një kartë shpejt dhe lehtë duke u futur në bankën online të Paysera ose në Super App. Ju lutemi vini re se duhet të keni aplikacionin Paysera për të konfirmuar blerjet online me kartë.

#

Menaxhimi i llogarisë nga telefoni

Duke hyrë në aplikacionin Paysera ju do të mund jo vetëm të kontrolloni bilancin e llogarisë së kartës suaj, por edhe të shkarkoni pasqyrat e llogarisë, të kryeni transferta në banka të tjera, si dhe të dërgoni menjëherë para nga llogaria kryesore në llogarinë e kartës dhe anasjelltas. Nëse është e nevojshme, do të mund të verifikoni kodin tuaj PIN në aplikacion ose të bllokoni kartën në rast humbjeje.

#

Pagesa pa kontakt

Për të kryer pagesa të vogla në dyqane – thjesht afroni kartën pranë lexuesit dhe paguani shpenzimet tuaja pa pasur nevojë të vendosni kodin PIN. Për më shumë lehtësi, shtoni kartën tuaj Visa në Apple Pay, Google Pay ose Samsung Pay dhe paguani thjesht me telefonin tuaj.

#

Transaksione cash

Tërheqja e parave me kartat Visa është e mundur në mbarë botën – në të gjitha bankomatet që pranojnë karta Visa. Kur tërhiqni para në euro, zgjidhni tërheqjen pa konvertim – në këtë mënyrë do të shmangni pagesën e tarifave shtesë. Monedha e kartës është euro, megjithatë, ju mund të kryeni pagesa dhe të tërhiqni para edhe në monedha të tjera. Ju lutemi vini re se për këto transaksione zbatohen tarifa shtesë konvertimi.

#

Llogari me numër IBAN

Duke porositur një kartë Visa hapet një llogari me numër IBAN tjetër . Do të jetë plotësisht e ndarë nga llogaria juaj kryesore dhe mund të transferoni në të shumën e parave që dëshironi të shpenzoni. 

#

Blerje online të sigurta dhe të përshtatshme

Pagesat me kartë i nënshtrohen autentikimit me dy faktorë, të cilin mund ta përfundoni duke konfirmuar pagesën në aplikacion. Kjo masë sigurie do të sigurojë që, nëse humbisni kartën, askush tjetër të mos mund ta përdorë atë. Përveç kësaj, ju mund ta bllokoni ose ta ngrini kartën tuaj.

#

Nga t'ja nis? 

Regjistroni dhe përfundoni identifikimin. 

Rimbushni llogarinë tuaj. 

Më shumë rreth kartës Visa

Video informuese dhe pyetjet më të shpeshta lidhur me kartën e pagesës Visa. 

Kush mund të porosisë kartën? 

Të gjithë klientët Paysera që kanë përfunduar procesin e identifikimit dhe kanë mbushur moshën 16 vjeç janë rezidentë në ZEE mund të porosisin një kartë Visa.

Si të porosisni një kartë? 

1. Hyni (ose regjistrohuni) përmes aplikacionit celular Paysera.
2. Shkoni tek Karta. 
3. Prekni +.
4. Vendosni të dhënat e kërkuara dhe konfirmoni porosinë. 

Para se të porosisni një kartë, sigurohuni që keni fonde të mjaftueshme për të paguar porosinë dhe dorëzimin e kartës në llogarinë kryesore Paysera. Nuk keni fonde të mjaftueshme? Rimbushni llogarinë tuaj. 

Një person mund të porosisë deri në 10 karta. Të gjitha kartat do të lidhen me të njëjtën llogari karte. Nëse karta është porositur për arsye biznesi, vendosni detajet e personit që do të përdorë kartën (emër përdoruesi - email, ose numër telefoni). 

Kur porosisni një kartë për herë të parë, do të keni mundësi të zgjidhni ngjyrën e kartës (numri i ngjyrave mund të ndryshojë).

Personat privatë mund të zgjedhin nga 3 ngjyra - blu e errët, rozë dhe ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Kur porosisni karta të tjera, ose kur skadon një kartë - porositet automatikisht karta me të njëjtën ngjyrë sikurse karta e parë.



 

1. Hyni në aplikacionin celular Paysera. 
2. Shkoni tek Karta.
3. Prekni Aktivizoni kartën.
4. Vendosni kodin CVV i dhënë në shiritin e nënshkrimit. 

Pasi merrni kartën, duhet t'a aktivizoni brenda 3 muajve nga data e prodhimit të saj. 

1. Hyni në aplikacion.
2. Shkoni te Karta.
3. Zgjidhni Rimbushni kartën.
4. Zgjidhni llogarinë, shumën dhe konfirmoni.

Nëse nuk keni para mjaftueshëm në llogarinë tuaj - mund të rimbushni llogarinë (ose direkt kartën Paysera) me një transfertë të rregullt bankare në numrin IBAN të llogarisë tuaj. Transferta të tilla janë të disponushme vetëm në Euro. Nëse dëshironi të dërgoni në një monedhë tjetër në llogarinë tuaj Paysera - ju duhet të gjeneroni udhëzimet e rimbushjes (Paysera online banking>Llogaritë dhe Kartat > Rimbushje Llogarie > Plotësoni formularin dhe përditësoni udhëzimet).

1. Hyni në aplikacion.
2. Shkoni te Karta.
3. Shikoni PIN i kartës.
4. Vendosni kodin CVV.

1. Hyni në aplikacion
2. Shkoni te Karta.
3. Çaktivizo kartën – karta juaj do të çaktivizohet përkohësisht. Mund t'a aktivizoni përsëri në çdo kohë.
4. Blloko kartën – karta juaj do të bllokohet përgjithmonë, llogaria e kartës tuaj do të mbyllet.

Nëse dyshoni se keni humbur kartën, ose se dikush tjetër njeh të dhënat e kartës suaj - çaktivizoni kartën tuaj menjëherë. Mos e ndani me asnjë PIN tuaj, ose aksesin në kartë.



 

Nëse keni një iPhone do të shikoni një buton sugjerimi për të shtuar kartën në Apple Pay, kur hyni në aplikacion dhe shkoni në seksion Karta.

Ju gjithashtu mund të shtoni kartën tuaj në Google Pay, Samsung Pay , ose PayPal.

Të gjithë përdoruesit e identifikuar të Paysera që janë rezidentë të ZEE mund ta porosisin kartën dhe ta përdorin atë në të gjithë botën ku pranohen kartat Visa.

Koha dhe kosto e dërgesës varet nga metoda e dërgesës e zgjedhur - do ta shikoni para se të konfirmoni porosinë tuaj. Zgjidhni dërgesën me gjurmim për të parë mbarëvajtjen e saj.